Gazeta Si – Një punonjës policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrilë të Lezhës, pasi kishte shkuar në mbështetje të institucioneve lokale për neutralizimin e një familje me persona me probleme të shëndetit mendor dhe janë hasur në rezistencën dhe dhunën e tyre.
Sipas burimeve paraprake, bëhet e ditur se efektivi i policisë ka marrë vetëm disa lëndime të lehta dhe po merr mjekimin në urgjencën e Lezhës.
Ndërkohë të sëmurët janë dërguar në psikiatrinë e Shkodrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




