Ka ndodhur

Plagoset një 53-vjeçar në Korçë, dyshohet se plumbi e kapi aksidentalisht

Gazeta Si – Një 53-vjeçar, mbeti i plagosur të dielën në mbrëmje në Korçë si pasojë e një plumbi që dyshohet se mori aksidentalisht në këmbë. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa mësohet se Romeo Berberi është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka marrë në pyetje dhe ka shoqëruar disa persona që kanë qenë të pranishëm në momentin kur ka ndodhur plagosja.

Sipas burimeve paraprake, Berberi nuk është person me precedentë penalë dhe dyshohet që mund të jetë plagosur aksidentalisht.

Dyshohet se autori i ngjarjes ka qëlluar me pistoletë në drejtim të lokalit ku ndodheshin disa persona dhe një prej plumbave ka zënë në këmbë Berberin.

Sipas burimeve policore, dyshohet se autori ka pasur dikë tjetër në shënjestër, person i cili nuk dihet ende kush është.

Në zonë ka kamera sigurie të disa bizneseve, ndonëse ndodhen pak larg vendit të ngjarjes. Ato po sekuestrohen nga policia për të parë nëse do të kenë kapur diçka nga ngjarja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë