Një konflikt mes dy personave në Tropojë u përshkallëzua me përdorimin e armëve të zjarrit, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në orën 07:10 në fshatin Luzhë.
I plagosur me armë zjarri kallashnikov, mbeti 39-vjeçari Bardhyl Kolbiba, i cili u dërgua në spitalin e Tropojës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se autor i ngjarjes së Izet Ahmati 46 vjeç. Sherri mes tyre dyshohet se nisi për motive të dobëta. Dyshohet se fillimisht i plagosuri kanosi me thikë 46-vjeçari, duke bërë që ky i fundit të merrte më pas armën dhe ta qëllonte.
Autori i dyshuar u largua nga vendngjarja dhe u gjet nga policia i fshehur në një shtëpi të braktisur në periferi të fshatit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




