Ka ndodhur

Plagoset minatori në galeritë e Bulqizës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Gazeta Si – Një minator 33 vjeç, është plagosur gjatë paradites së kësaj të premteje në një nga galeritë private në Zonën D të minierës së Bulqizës.

Sipas policisë lokale, e cila po kryen hetimet, mësohet se minatori me iniciale N.A., është aksidentuar gjatë punës teksa punonte për nxjerrjen e kromit.

I aksidentuari fillimisht është pikasur nga kolegët e tij, të cilët e kanë nxjerrjë nga galeria dhe më pas e kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës, ku i është dhënë edhe ndihma e parë.

Sipas mjekëve të spiatalit të Bulqizës, i aksidentuari kishte marrë plagë në kokë dhe trup, gjë që i kanë detyruar ta nisin drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë