Ka ndodhur

Shkodër, 78-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një lavazhi pas një konflikti

Gazeta Si – Një punonjës lavazhi 38 vjeç, mbeti i plasogur me thikë nga një klient 78-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në lagjen “Rus” të Shkodrës, ndërsa Artan Bobnaj, banues në fshatin Bardhaj, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pasi shkuan në vendngjarje, policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar, 78-vjeçari Musa Çinari, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër. Autoritetet sekuestruan edhe thikën e përdorur prej tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë