Ka ndodhur

Plagoset me thikë një adoleshent në Këlcyrë

foto e policise

Gazeta Si – Një adoleshent është plagosur me thikë mbrëmjen e së martës në Këlcyrë. 18-vjeçari me iniciale M.J. u dërgua në spital ku mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autor i dyshuar i ngjarjes është 17-vjeçari A.B., i cili u arrestua në flagrancë nga policia, e cila sekuestroi edhe armën e ftohtë.

Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta. 17-vjeçari i arrestuar akuzohet për plagosje e rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë