Ka ndodhur

Plagoset me thikë një 40-vjeçar në ish-Bllok, ishte arrestuar më parë për prostitucion

Gazeta Si - Një 40-vjeçar u plagos me thikë 3 ditë më parë nga dy persona në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetsin Eder Dorzi, 40 vjeç, por policia në një njoftim për mediat, thotë se plagosja u raportua vetëm këtë të martë për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve.

Autoritetet kanë mundur në fakt t’i identifikojnë ata dhe i kanë shpallur në kërkim.

Sa i përket 40-vjeçarit i cili mbeti i plagosur, policia thotë se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Vaso Pasha” dhe në kërkim janë shpallur shtetasit M.H., 27 vjeç dhe E.H., 27 vjeç.

I plagosuri, Eder Dorzi, banues tek zona “Ali Demi” në Tiranë ndodhet në nën kujdesin e mjekëve.

Eder Dorzi rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar në Itali pas një urdhër-ndalimi nga Gjykata e Milanos, si i përfshirë në një organizatë kriminale dhe prostitucion.

Grupi shfrytëzonte femra nga Europa Lindore dhe kryesisht nga Shqipëria për prostitucion në Itali. Hetimi për kapjen e tyre kishte nisur në qershor të 2014 dhe u përmbyll pas dy vjetësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë