Ka ndodhur

Plagoset me thikë një 16-vjeçar në Shkodër, arrestohet autori

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Salo Halili”, teksa 16-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në bark dhe është futur në mënyrë urgjente në sallën e operacionit. Shkak i kësaj ngjarjeje mendohet se ka qenë një konflikt i çastit mes të rinjve pas një debati mes tyre.

“Më datë 29.01.2021, rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, Shkodër është plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. T. 16 vjeç banues në lagjen ‘Ahmet Haxhija’, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Nuk dihet ende nëse adoleshenti ka dalë nga rreziku për jetën dhe pritet për t’u parë se si do të jetë gjendja e tij pas operacionit.

Policia ka identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, shtetasin K. L. 18 vjeç banues në lagjen Shirokë.

Policia thotë se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë