Nga Gazeta Si- Një plagosje me thikë është shënuar në qytetin e Shkodrës rreth orës 11:00. Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit Migjeni. Nga të dhënat e para mësohet se një person ka mbetur i plagosur me thikë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I plagosur është këngëtari shkodran Ademir Fresku. Sipas njoftimit paraprak të policisë, 30-vjeçari është plagosur gjatë një konflikti të çastit me shtetasin Gjergj Dardha, 50 vjeç.
Policia ka identifikuar autorin dhe e ka arrestuar disa minuta pas ngjarjes.
Fresku, këngëtari që mbeti i plagosur, është pronar i një lokali, ku autori ishte klient.
Më herët, ata kishin debatuar mes njëri-tjetrit, ndërsa sot, Fresku dyshohet se i ka thënë autorit se nuk do t’i shërbejë më, për shkak se është i alkoolizuar dhe e ka nxjerrë jashtë.
Dardha, i cili tregton fruta perime aty pranë, ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar në shpinë të riun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.