Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në zonën e Yzberishtit në Tiranë në rrugën “Veli Dedi”.
Policia thotë se autorët e dyshuar janë dy persona: Bruno dhe Mario Basha, 28 dhe 26 vjeç, të cilët kanë qëlluar me armë të ftohtë Valter Çelën pas një konflikti.
Mësohet se në konflikt është përfshirë edhe shoku i 34-vjeçarit, që gjithashtu ka mbetur i lënduar, pasi ka marrë goditje me sende të forta.
Dy autorët janë shpallur në kërkim nga policia, e cila po punon për ndalimin e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




