Gazeta Si – Një 24-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në një lokal në lagjen nr.1 të Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale mes disa të rinjve. I plagosuri me iniciale R.J., u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, 22-vjeçarin me iniciale U.B.
Por për këtë ngjarje janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vetë i plagosuri, pasi gjatë konfliktit goditën me grushte autorin e dyshuar të plagosjes me thikë, 22-vjeçarin U.B.
Të proceduarit në gjendje të lirë janë R. Sh. 23 vjeç, F. Xh. 34 vjeç dhe i plagosuri me thikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



