Gazeta Si – Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen “Skëndërbeg” të qytetit të Shkodrës.
Policia njofton se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 26-vjeçari Anton Gj., ka dëmtuar me thikë 22-vjeçarin, Armandio Gj., i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Pasi ka plagosur të riun, 26-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




