Gazeta Si – Luan Hushi, i cili u plagos me armë zjarri nga fqinji i tij Klodian Keqi në fshatin Zgërdhesh të Krujës pas një sherri për drutë e zjarrit, ka ndërruar jetë.
Hushi u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra në pjesën e barkut.
55-vjeçari u qëllua me armë zjarri tip kallashnikov mëngjesin e kësaj të mërkure në një zonë pyjore.
Autori i ngjarjes, që sipas policisë është Klodian Keqi është shpallur në kërkim.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se sherri mes dy bashkëfshatarëve ndodhi për drutë e zjarrit.
Pasi qëlloi mbi Hushin, Keqi është larguar nga vendi i ngjarjes duke përfituar edhe nga zona e pyllëzuar. Në vendngjarje ka mbetur e pa lëvizur makina e viktimës.
Autori akoma është në kërkim nga policia dhe deri më tani nuk ka informacion lidhur me vendndodhjen e tij. Policia ka bërë bllokimin e zonës dhe për lokalizimin dhe kapjen e tij po përdoret edhe droni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




