Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë

Gazeta Si – Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e së mërkurës në Tiranë. Policia tha se pas një konflikti për motive të dobëta, 42-vjeçari Robert Doka ka plagosur në këmbë Denis Kukën, me të cilin po konfliktohej.

Sipas policisë, autori është vënë në pranga pas ngjarjes dhe është shoqëruar në komisariat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga Doka. Ndërkohë, i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë