Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri një person në Theth të Shkodrës

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e të dielës në fshatin Theth të Shkodrës në rrethana të paqarta.

Policia njofton se shtetasi G.T., është plagosur në këmbë dhe po dërgohet në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë