Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri në shpatull një 47-vjeçar në Shkodër

Gazeta Si – Një 47-vjeçar raportohet të ketë mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të premte në Shkodër. Sipas policisë, ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana momentalisht të paqarta. I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur Fatmir Odri, nga fshati Grudë e Re.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali në rrethana momentalisht të paqarta.

Ai mësohet se ka marrë plagë në shpatull dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli i saj. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij”, tha policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.

Si motivet ashtu sikurse autori i kësaj plagosjeje nuk dihen ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë