Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Mamurras, konflikt me autorin për xhirimin e gomave

Gazeta Si – Një 50-vjeçar u plagos me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure, më 17 dhjetor në qytetin e Mamurrasit pas një konflikti të çastit me një person tjetër.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zef Hoti”, ku i plagosuri, Pjetër Marku ka marrë një plumb nga një armë zjarri në dorë.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia dhe ka pasur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryhen kontrolle për kapjen e tij.

Sipas të dhënave i plagosuri i kishte kërkuar autorit që të lëviztë me kujdes dhe mos të xhironte gomat, dhe pas kësaj i riu është përgjigjur me të shtëna duke qëlluar dy herë me pistolete, ku njëri nga plumbat i kapi krahun Pjetër Markut, i cili po merr mjekim ne Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhte jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë