Ka ndodhur

Plagoset në një atentat me armë zjarri ish-kreu i PS në Vaun e Dejës: Më qëlluan sapo dola nga kafja

Ish-kryetari i Partisë Socialiste të Vaut të Dejës, Nikolin Huba është plagosur me armë zjarri paraditen e së shtunës në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur tek “Shkolla pyjore” rreth orës 10:15 dhe sipas policisë, 54-vjeçari Huba nga Vau i Dejës ka marrë dy plumba në këmbë. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë deklaratës së tij para grupit hetimor, mësohet se Huba ka thënë se është qëlluar nga dy persona që lëviznin mbi një motor.

Sipas tij autorët mbanin skafandra në kokë dhe ai nuk ka mundur t’i identifikojë. “Sapo kam dalë nga kafja, dy persona me motor me skafandra në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”.

Mësohet se Huba është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë