Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri në këmbë një 37-vjeçar në Vlorë

Gazeta Si – Një 37-vjeçar është paraqitur pasditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës, me plagë me armë zjarri në këmbë.

Policia thotë se Skerdi Mehmetaj u paraqit vetë në spital i plagosur me armë zjarri, ndërsa është duke u trajtuar me ndihmë mjekësore.

“Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, informon policia.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë