Ka ndodhur

Plagoset pas një sherri në zyrë kreu i njësisë administrative Kallmet në Lezhë

Gazeta Si – Kreu i Njësisë Administrative në Kallmet në Lezhës, Besnik Simoni, ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri mesditën e të premtes nga një person me të cilin ka pasur një konflikt në zyrë.

41-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash nga një person i identifikuar nga policia si Altin Marku, banor i Kallmetit, i cili është shpallur në kërkim.

Simoni ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të stabilizuar, ndërkohë që policia, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka blinduar zonën.

Sipas policisë, Simoni është qëlluar në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër rreth orës 13:30 në fshatin Kallmet, pas një sherri verbal të nisur më herët në zyrë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë