Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri 43-vjeçari në Krujë, transportohet drejt Traumës

Gazeta Si- Një 43-vjeçar u plagos mesditën e kësaj të hëne pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Bruzë Zall të Krujës.

Sipas burimeve, shtetasi me iniciale A.A., raportohet se u plagos nga një plumb në krah dhe si pasojë e hemorragjisë po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Dyshohet se ngjarja ndodhi pas një sherri që i plagosuri pati me një bashkëfshatar të tij për motive të dobëta me iniciale I.K., 53 vjeç, i cili ende nuk është arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë