Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Fier, identifikohet autori

Gazeta Si – Një 33-vjeçar me iniciale O.B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Fier. Policia tha se Ai u plagos pas një konflikti të çastit jashtë një lokali në zonën e quajtur “Vija e ngjalës”.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Po ashtu është mundur të identifikohet autori i kësaj ngjarje.

Ai është një 30-vjeçar nga Patosi dhe policia është vënë në ndjekje të të riut, duke rrethuar zonën, ndërsa po ushtrohen kontrolle të ndryshme për ta kapur.

Ende vijojnë të jenë të paqarta rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Policia vijon hetimet. Për këtë arsye janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që mund të shërbejë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë