Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri 26-vjeçari në Shkodër, identifikohet autori

Gazeta Si – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në lagjen “Perlat Rexhepi” të Shkodrës.

Policia tha se oas një konflikti për motive banale, 49-vjeçari Paulin Fusha ka qëlluar me armë zjarri kundrejt të riut, Jozef Çeka, 26 vjeç, i cili mbeti i plagosur dhe u transportua për në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia është vënë në ndjekje të autorit i cili u arratis nga vendngjarja menjëherë pas të shtënave me armë.

Mësohet se 49 vjeçari biznesmen rezulton me precedentë të mëparshëm penalë pasi ishte arrestuar në 2013-ën gjatë një operacioni antidrogë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë