Gazeta Si – Një 24-vjeçar, Elvis Disha, është plagosur mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në zonën e Bathores në Kamzë.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, Doaldo Bajrami, 24 vjeç për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën “Ali Këlcyra”, ku Bajrami dhe Visha janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale.
Debati mes tyre degradoi dhe Doaldo Bajrami e qëlloi 24 vjeçarin me pistoletë duke e lënë të plagosur në krah.
Visha ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia vijon punën për gjetjen e pistoletës së përdorur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



