Ka ndodhur

Plagoset me armë gjahu pas një konflikti një 37-vjeçar në Fier

Një 37-vjeçar është plagosur mëngjesin e të mërkurës në fshatin Vreshtas të Fierit. Policia thotë se shtetasi H.N., 66 vjeç, pas një konflikti për motive banale, ka plagosur me armë gjahu shtetasin me iniciale K.N. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së gjahut të përdorur nga 66-vjeçari.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë