Ka ndodhur

Plagoset me armë gjahu një 35-vjeçar në Tiranë

Gazeta Si – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premtje në Tiranë. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Varri i Bamit, ku një shtetas ka plagosur me armë gjahu një 35 vjeçar.

Falë punës së shpejt të policisë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit 30 vjeç.

Ndër të tjera mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë