Ka ndodhur

Plagosen në aksident 6 persona në aksin Fier-Lushnjë, mes tyre 2 fëmijë

Gazeta Si – Gjashtë persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në një aksident në aksin Fier-Lushnjë pranë fshatit Piraj.

Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, ku 55-vjeçari M. Kapllani, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues 27-vjeçarin me iniciale I.K., banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët: G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident u përfshinë një zetor dhe një makinë ndërsa policia ndodhet në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë