Gazeta Si – Dy të rinj u plagosën në një lokal në Tiranë, nga dy persona të tjerë, pas një konflikti që solli edhe përdorimin e thikave.
Policia thotë se shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç u goditën me thikë nga R. H., 28 vjeç, i cili u arrestua dhe B. S., 42 vjeç, i cili u procedua në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




