Ka ndodhur

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen dy persona

Gazeta Si – Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen ku një ditë më parë mbeti i plagosur pas një sherri një 33-vjeçar.

Kët të hënë, janë vnë në pranga dy persona dhe një i tretë është shpallur në kërkim.

33-vjeçari L.D., u konfliktua me K.P., 41 vjeç dhe P.K., teksa këta dy të fundit e goditën me thikë dhe sende të forta.

Ngjarja ndodhu në lagjen “11 Janari” të pas një konflikti të çastit mes tyre.

I plagosuri mori fillimisht ndihmën e parë në Spitalin e Gjirokastrës dhe më pas u transportua në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ndërsa 41-vjeçari K.P., pas ngjarjes u ndihmua nga 32-vjeçari me iniciale G.R. për t’u arratisur me makinë. Aktualisht vijon të jetë në kërkim policor.

Ndërsa janë arrestuar bashkëpunëtori i tij P.K. dhe 32-vjeçari që e ndihmoi për t’u larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë