Ka ndodhur

Plagosen me sende të forta dy persona në Korçë, dëshmitarja tregon: I goditi me sëpatë

Gazeta Si – Një grua është sulmuar nga një 36-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në pazarin e Korçës, ku gjatë konfliktit një qytetar tjetër, u mundua ta largonte agresorin, por mbeti i plagosur.

Me një send të fortë, që dyshohet të ketë qenë sëpatë, ai ka filluar t’i gjuajë gruas 52-vjeçare, e cila shiste tek një dyqan aty pranë.

Sipas burimeve policore, autor është shtetasi J.M., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe gjithashtu është përdorues i lëndëve narkotike.

Të plagosur lehtë kanë mbetur 52-vjeçarja A.M., dhe V.Sh., 60 vjeç, i cili ka ndërhyrë për të larguar autorin. Dy të plagosurit po marrin trajtimin në spital.

Ndër të tjera bëhet e ditur se nga hetimet e policisë rezulton që mes autorit dhe gruas që mbeti e plagosur nuk ka pasur konflikte. Dyshohet që autori ka qenë nën efektin e narkotikëve.

Një dëshmitare shprehet se e ka parë të gjithë ngjarjen dhe se mes autorit e gruas nuk ka pasur konflikt, por djali e ka goditur disa herë me hanxhar atë.

“E pashë të gjithë ngjarjen, ai djali i erdhi dhe e goditi disa herë, kishte një sëpatë në dorë dhe vetëm godiste. Nuk janë zënë, i erdhi direkt gruas. Ai dukej i droguar”, shprehet ajo.

Gjithashtu mësohet se autori është shoqëruar menjëherë nga policia dhe aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë