Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.7 në Korçë, ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar.
Policia thotë se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.
Tre autorët e ngjarjes janë shtetasit me inicialet L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Maliqit, shtetasi me inicialet E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë si dhe shtetasi E. N., 20 vjeç, banues në Korçë, të cilët akuzohen për plagosjen me armë zjarri të riut me inicialet I. Q.
Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se po punon intensivisht për kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




