Gazeta Si – Dy persona janë plagosur me thikë në Shkodër si pasojë e një sherri të çastit për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në rrugën “Filip Shiroka” në orën 11:40.
Policia thotë se autori i dyshuar, G.K. 76 vjeç goditi me thikë F.G. 51 vjeç dhe K.G. 49 vjeç. Dy të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa autori është arrestuar në vendngjarje falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




