Ka ndodhur

Plagosen dy adoleshentë në Shkodër. Dyshohet si një grindje e çastit në rrugë

Nga Gazeta ‘SI’ – Dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur në Shkodër, pas një konflikti.

Të dëmtuar me thikë e kaçavidë kanë mbetur një 15-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët u konfliktuan në afërsi te stadiumit “Loro Boriçi”.

Të miturit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, teksa edhe Policia ka mbërritur ne vendngjarje. Nga informacionet paraprake dyshohet si një grindje e çastit në rrugë, por arsyet janë ende të paqarta arsyet e kësaj plagosjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë