Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit Reginaldo Kacorri. Burime zyrtare nga policia tregojnë se bëhet fjalë për Klajdi Kodrën dhe vëllain e tij, Aldo Kodra. Dyshohet se shtetasi Aldo Kodra, në bashkëpunim me vëllanë e tij, gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




