Ka ndodhur

Plagos me armë zjarri 16-vjeçarin në Kamëz, shpallet në kërkim një adoleshent

Gazeta Si – Një 18-vjeçar me iniciale A.H., ka plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure shokun e lagjes së tij në Kamëz.

Ky i fundit, 16 vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se i mituri, ka marrë një plumb në pjesën e pulpës në këmbë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal, ndërsa policia po sheh kamerat e sigurisë në zonë e po ashtu po hetohet arma që adoleshenti ka përdorur.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë, e pas këqyrjes së kamerave do të zbardhet dhe itinerari që ka ndjekur autori i plagosjes. Në këtë mënyrë, do të zbulohet dhe vendodhja e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë