Politike

PL mbështet protestën e 11 korrikut, Meta: Pro çdo aksioni përballë narkoshtetit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, tha të enjten se do të mbështesë protestën kombëtare të thirrur nga opozita më 11 korrik përballë kryeministrisë.

“Partia e Lirisë është për të mbështetur çdo aksion opozitar përballë këtij narkoshteti dhe regjimi i cili është në mënyrën më të qartë një regjim kriminal. Mjafton të shohim situatën në shëndetësi, bujqësi, shpopullimin, falimentimin e fermerëve vendas dhe favorizimin e importuesve të lidhur me qeverinë dhe pastaj në të gjitha fushat e tjera”, tha Meta.

Më 11 korrik opozita do të zhvillojë protestën kombëtare para kryeministrisë.

Në protestë  do të kërkohet lirimi i Sali Berishës, si dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë