Politike

PL kundër, Blushi: Distancohemi nga rezoluta anti-korrupsion e Ramës  

Partia e Lirisë nuk do të mbështesë rezolutën e propozuar nga PS kundër korrupsionit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se Partia e Lirisë distancohet hapur nga rezoluta me argumentin se, “nuk mund të ketë kompromis me Ramën që e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të korruptuar”.

“Projekt-rezoluta kundër korrupsionit që do të kalojë sot për votim në Kuvend me propozim të Kryehajdutit Edi Rama, që në 11 vite në pushtet e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në Europë, për kampione të korrupsionit, dhe të dytën në botë për nivelin e rryshfetit, është një farsë e shëmtuar. Partia e Lirisë distancohet hapur, nga kjo gjoja Rezolutë e korruptuar, që kurrë nuk mund të bëjë bashkë hajdutët, të vjedhurit, kriminelët dhe viktimat.

Kryehajduti Edi Rama, ideatori dhe përfituesi kryesor i korrupsionit të shfrenuar në çdo qelizë të pushtetit, që ka vjedhur pa pushim taksat e shqiptarëve me bandën e tij “rilindase”, që ka kriminalizuar pushtetin dhe zgjedhjet, dhe ka kapur për fyti drejtësinë, nuk mund të kërkojë konsensus për luftën kundër korrupsionit”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë