Ngjarje

Pjeshkë me metale nikeli dhe domate me insekticid, Kroacia bllokon ngarkesat nga Shqipëria

Nga Gazeta Si- Kroacia ka bllokuar ngarkesa me pjeshkë dhe domate nga Shqipëria, që rezultuan të kontaminuara. Pjeshkët ishin të kontaminuara me metale nikeli ndërsa domatet me insekticide.

Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin i Komisionit Europian njofton se pjeshkët kishin “përmbajtje të lartë nikeli” dhe “përbëjnë një rrezik potencial” për konsumatorët.

Këto janë disa nga ngarkesat e kthyera për shkak të kontaminimit, në një vit të mbushur me skandale të këtij lloji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë