Drejtësia

Pjesëtar i një grupi kriminal, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari nga Berati

Nga Gazeta Si - Është ekstraduar nga Greqia shtetasi R.Gj, i lindur në Berat. Në 2024, GJKKO i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht emigrantë kryesisht në Britani të Madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë