Kombetarja

Pjesën e parë e vendos Lewis-Skelly, Angli-Shqipëri 1-0

1 gol dhe shumë kontroll topi nga Anglia ndaj Shqipërisë në pjesën e pare në Wembley për ndeshjen e parë në Gr. K drejt botërorit amerikan. Kuqezinjtët ë frikësuar të cilët dorëzuan fushën dhe përfunduan në zotërorim 9 apo 12% të kohës. Shumë pak për një skuadër që pretendon të kualifikohet në një Kupë Bote dhe përpara një numri rekord shikuesish në transfertë. Krahasuar me Nëntorin e vitit 2021, pësuam më pak dhe 45 minutat e para u vendosën nga debutuesi Leëis Skelly. Ndërsa në të vetmin rast të rrezikshëm, kuqezinjtë gjetën shtylën dhe një goditje këndi. Skuadrat tani janë në dhomat e zhveshjes dhe ne shpresojmë që në pjesën e dytë të kemi një paraqitje tjetër të kuqezinjve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë