Nga pjesëmarrja në dy protestat organizuar të enjten dhe të premten mbasdite, kanë përfunduar arrest me burg vetëm tre protestues.
Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 17 protestues të arrestuar ditën e dytë dhe të tretë të protestës së iniciuar nga vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 3
protestues, 5 të tjerë do të jenë në arrest shtëpie, ndërsa. 9 protestues janë liruar me detyrim paraqitje.
Kjo ishte masa për 17 të arrestuar, ndërsa 30 të tjerë pritet të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




