Drejtësia

Pjesë të trafikut të drogës në disa vende të BE, GJKKO dënon me 32 vite total 4 anëtarët e grupit

Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me 32 vite burg në total, 4 anëtarët e një grupi kriminal, nën akuzë për trafikim të narkotikëve në disa vende të Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë për trafikun ndërkombëtar të drogës, që arrinte deri në vendet Skandinave dhe më pas fitimet e aktivitetit transportoheshin me linja autobusësh drejt Shqipërisë, për t’u pastruar në investime brenda vendit.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO, të dënuarit janë:

-Klajdi Dervishi alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti, që dënohet me 8 vite burg
-Arteid Musallari dënohet me 8 vite burg
-Eltion Dani dënohet me 8 vite burg
-Nikolin Noku alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini dënohet me 8 vite burg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë