Ka ndodhur

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga Aleks Likajn, 36-vjeç i shpallur në kërkim për trafik narkotikësh dhe pjesë të kryer në formën e grupi të strukturuar kriminal.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Brezi i Gjelbër”.

Sipas policisë, në vitin 2019, Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, i kishte caktuar Aleks Likajt, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

36-vjeçari dhe shtetas të tjerë (të vënë në pranga gjatë megaoperacionit ndërkombëtar “Brezi i Gjelbër”), të organizuar si grup kriminal, trafikonin përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë