Ka ndodhur

Pjesë e një grupi kriminal dhe në kërkim për drogë, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani dhe Britani

Gazeta Si – Dy shqiptarë u arrestuan në Gjermani dhe Britani të Madhe të akuzuar përdisa vepra penale dhe që pritet të ekstradohen në Shqipëri.

Danjel Lalaj, 21 vjeç është kapur në Gjermani, pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

Gjithashtu një tjetër shtetas, Bekim Çelaj 25-vjeç është ndaluar në Britani, pasi Gjykata në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë