Gazeta Si – Lartësi konstante nga asfalti me çdo ngarkesë karburanti, falë punës së kombinuar të sospensionit dhe aerodinamikës. Në këtë mënyrë, Vershtapen dhe Perez fluturojnë në pistë dhe këtë e treguan edhe në Bahrein.
“Ata kanë bërë diçka më shumë”. Godasin fjalët e Sharl Leklerk pas tërheqjes nga gara e parë e Botërorit, i ndërgjegjshëm se makinat Red Bull ishin të pakapshme për Ferrarin. Skuderia kampione arrinte të fitonte 1 sekondë për xhiro dhe kjo bën diferencën.

Po çfarë ka përmirësuar Red Bull-i gjatë dimrit? Cili është skreti? Nuk janë vetëm llogaritjet kronometrike ato që flasin për vizionin e shprehur nga Leklerk. Ka impresionuar dinamika e makinës RB19 në krahasim me makinat e tjera. Red Bull-i kishte një qëndrueshmëri perfekte, makina duket e ndjeshme në ndryshimin e ngarkesës me karburant. Dhe kjo bën diferencën.
Reaktiviteti dhe konsumimi i reduktuar i gomave përfaqësojnë një faktor kompetitiv vendimtar. RB19 e Vershtapen dhe Perez nuk karakterizohet vetëm nga aerodinamika efiçente dhe e rafinuar. Ka një kombinim perfekt mes dinamikës dhe konceptit aerodinamik, i dukshëm në sipërfaqe dhe ai në fund të makinës. Janë elementë që e bëjnë Red Bull-in perfekt.
Dihet që lartësia nga toka është një faktor, nga i cili varet paraqitja erodinamike e makinës. Praktikisht, sa më shumë një makinë ecën me fundin afër asfaltit, aq më e lartë është ngarkesa e prodhuar. Rreziku është se duke qenë shumë afër asfaltit, makina mund ta prekë atë, sidomos kur është me sarbatorin plot me karburant.

Por makina RB19 nuk ka asnjë ndryshim, pavarësisht se e ka sarbatorin plot apo me pak karburant. Është për t’u habitur se si ruan në mënyrë konstante lartësinë, e pa ndikuar nga ndryshimi i peshës.
Kjo arrihet veçanërisht flaë pjesës së përparme të makinës, që mban të njëjtën skemë ‘pull rod’ të 2022-shit, me një elasticitet të lartë të krahëve. Kjo karakteristikë ka funksionin që të mos e lejojë makinën të ulet dhe kontrollon më mirë ndryshimin e lartësive nga toka. Makina nuk ulet nga ndryshimi i drejtimit dhe frenimi në fund të segmenteve të drejta.
Makinat Red Bull fluturojnë rrafsh me tokën, por pa e prekur asfaltin dhe ky duket se është sekreti i tyre i madh. Kanë një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



