Futboll

Pistë e re për Ronaldon, mund të kthehet te Sporting Lisbonë

Gazeta Si – Kristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Mançester Junajtid, kjo është e qartë. Deri tani janë hedhur poshtë disa pista në lidhje me skuadrën e tij të re. Bajerni dhe Atletiko ia kanë mbyllur derën portugezit për arsye të ndryshme. Pista e fundit për të është një rikthim i mundshëm te Sporting Lisbonë.

Sipas ‘The Athletic’, CR7 po vlerëson seriozisht rikthimin te skuadra ku nisi karrierën. Ai hodhi hapat e parë të Sporting Lisbonë dhe me fanellën e tij debutoi në futbollin e madh.

Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 29 korrik 2022

Faktin që kjo skuadër merr pjesë në Ligën e Kampionëve mund të jetë thelbësor për zgjedhjen e sulmuesit. Ai e ka theksuar gjithmonë se dëshiron të kalojë te një skuadër pjesëmarrëse në turneun më prestigjioz të klubeve.

Ditët e fundit ylli portugez është kthyer në Mançester, por më shumë se për t’u bashkuar me ekipin, qëllimi është që të gjejë mënyrën për t’u ndarë me të.

Bajerni dhe Atletiko Madrid, dy hipotezat e para, nuk janë më të vlefshme. Disa herë është folur për kalimin te Napoli, ndërsa tani del në skenë edhe Sporting Lisbonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë