Motosport

Pista e Kanadasë, aty ku impianti i frenave ka dyfish rëndësi për pilotët

Gazeta Si – Duelin në 2022-shin e fitoi në frymën e fundit kampioni në fuqi Maks Vershtapen. Në ishullin e Notre Dame ai ishte autor i një gare perfekte, i aftë për t’u mbrojtur nga sulmet e Ferrarit të Karlos Sainz.

Pasi dominoi dy javë më parë në Spanjë, tani holandezi, bashkë me pilotët e tjerë, fluturon në cirkuitin Zhil Vilnëv për Çmimin e Madh të Kanadasë në F.1 Këtë garë pritet ta ndjekin të paktën 300 mijë spektatorë.
Pista është e gjatë 4361 metra, ajo është realizuar artificialisht në 1965-ën përgjatë lumit Saint Lawrence, gjatë punimeve për ndërtimin e metropolitanës së Montrealit.

Nga nje gare ne pisten e Montrealit. Gazeta Si, 16 qershor 2023

Cirkuiti që pret garën e 8-të të Botërorit është gjysmë-permanent, i mbushur me pika, ku mund të parakalohet. Ka segmente për shkëputje që janë afër dhe që vënë në provë të vështirë impiantin e frenave dhe aftësitë e pilotëve.

Zhil Vilnëv është një nga cirkuitet më impenjativë për frenat, me një koeficient vështirësie të nivelit 4 nga 5, sipas të dhënave të Brembo. Impianti i frenave përdoret nga një pilot për 12 sekonda çdo xhiro, që do të thotë 16% e kohës. Temperaturat janë të larta për disqet.

Frenimet më të forta janë në kthesat 1, 10 dhe 13. Kthesa e parë majtas është mjaft delikate. Pas nisjes aty shkohet me 294 km/h dhe dilet me 148 km/h. Shumë e fortë edhe kthesa 10, ku nga 290 km/h kalohet në 74 km/h në 2″55 sekonda dhe në 100 metra hapësirë për frenim. Pesha e ushtruar mbi pedalin e frenave është 146 kg.

Te kthesa 13, ajo para “murit të kampionëve”, shpejtësia zbret nga 309 në 141 km/h në 88 metra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë