Motosport

Pista e Bahreinit në rrezet ‘x’, pilotët kanë më shumë punë me frenat

Gazeta Si – Botërori starton të dielën, më 5 mars, në cirkuitin e Sakhirit, mjaft impenjativ për shkëputjet dhe frenimet. Botërori 2023 do të jetë më i gjati i të gjitha kohërave në Formula 1, me 23 gara.

Fillon në Bahrein, në pistën e Sakhirit, e gjatë 5.412 km, që do të bëhen për 57 xhiro nën dritat e prozhektorëve. Ky cirkuit është i përbërë nga 15 kthesa, nga të cilat 9 janë djathtas dhe 6 majtas.

Pista e Bahreinit, ku fillon Boterori 2023. Gazeta Si, 2 mars 2023

Është një pistë e vështrirë për frenat dhe klasifikohet si shumë e vështirë për sistemin e frenimit. Frenimi më i fortë është në kthesën numër 1, ajo që vjen pas linjës së nisjes, ku kalohet nga një shpejtësi fillestare 323 km/h tek ajo finale 80 km/h, në 124 metra hapësirë për frenim.

Një pjesë tjetër e vështirë e pistës është ajo e kthesës numër 4, ku shpejtësia fillestare është 294 km/h dhe ajo finale 116. Pika tjetër që është për t’u përmendur është kthesa numër 10, me një diferencë shpejtësie prej 180 km/h mes 266 në hyrje dhe 86 në dalje.

Pikat ku mund të tentohen parakalimet janë tre: në segmentin e finishit, pas kthesës së tretë dhe pas kthesës së dhjetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë