Futboll

Pirlo rrëfen lamtumirën nga Milani: S’jam tradhtar, qava deri ditën e fundit

Gazeta Si – Andrea Pirlo ka folur së fundi për një moment të rëndësishëm të karrierës së tij, atë të rinovimit të munguar me Milanin në 2011-ën. Një situatë, që më pas solli kalimin te Juventusi i Antonio Kontes.

“Milani donte që të kisha vetëm një vit kontratë, ashtu si Ambrozini, Nesta dhe Gatuzo. Unë mendoja se meritoja më shumë, – ka thënë trajneri aktual i Fatih Karagumruk për ‘Prime Video’. – Me bezdis shumë fakti që konsiderohem një tradhtar, kam qarë deri ditën e fundit, sepse doja të rrija te Milani gjithë jetën. Nuk kam ikur për para”.

Andrea Pirlo me fanellen e Milanit. Gazeta Si, 9 mars 2023

Ish-mesfushori i Italisë ka folur edhe për Konten, për raportin që ka me trajnerin e Totenhemit dhe rolin që ai ka pasur në zgjatjen e karrierës, kur shkoi te bardhezinjtë.

“Stërvitja e tij është masakruese, por në fund të fundit jep rezultat në fushë. Ai të jep këshilla dhe të jep disa zgjidhje. Kur në moshën 31-vjeçare shkon dhe punon në atë mënyrë, patjetër që të zgjatet karriera”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë