E tashmja e Juventus U23 quhet Andrea Pirlo. Për torinezët është një zgjedhje eksperimentale, në kundërshtim me atë që kishte bërë më parë, për ti besuar një tekniku të afirmuar si Pecchia. Pirlo si trajner, që pritet të përfundojë kursin në Coverciano, nuk dihet ende shumë për të: duket se ka ide brilante, që duhet të verifikohen në fushë. Ish-mesfushori i famshëm italian do të jetë trajneri i ri i sulmuesit të Kombëtares, Xhakomo Vrioni, i grumbulluar edhe me ekipin e parë të Juventusit në dy ndeshje nga trajneri Mauricio Sarri.
Sigurisht, bëhet fjalë për një zgjidhje të “brendshme”, pavarësisht se Pirlo u largua nga Torino në vitin 2015 për ta vazhduar karrierën në Amerikë, ku edhe u tërhoq nga futbolli i luajtur. Ish-mesfushori megjithatë është një njeri shumë i lidhur me Juventus e presidentin e tij, e objektivi, kushedi, mund të jetë ai për të shkuar një ditë në skuadrën e parë.
Në këtë këndvështrim ka një precedent të famshëm: Pep Guardiola, në 2008, mbërriti në pankinën e Barcelonës pasi kishte drejtuar për një vit skuadrën B, e realizoi Tripletë në vitin e parë. Për krahasime, gjithsesi është shumë shpejt, sepse më parë është një Serie B për tu arritur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




